Një 27-vjeçar shqiptar është akuzuar për dhunë dhe vjedhje ndaj ish-partneren e tij 42-vjeçare.
Mediat në Greqi kanë raportuar se 42-vjeçarja ka denoncuar ish të dashurin e saj në polici për dhunë fizike dhe vjedhje. Sipas denoncimit të gruas me origjinë greke, veprimet e mësipërme janë kryer në fillim të muajit, në shtëpinë e saj në Selanikun lindor.
‘Më mirë të më kishte vrarë mua’! Burri akuzohet se vrau çiftin e të moshuarve, flet bashkëshortja: Të dënohet me varje!
Pas kallëzimit të 42-vjeçares ndaj 27-vjeçarit u lëshua një urdhër arresti nga organet hetimore të Selanikut dhe në kuadër të kontrolleve të policisë u konstatua se ai është tashmë i burgosur për një incident dhune në familje të ndodhur pak ditë pas rastit në fjalë.
