Një berberhane ra pre e të shtënave me armë zjarri këtë të diel në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim. Sipas policisë, autor i dyshuar i ngjarjes është 30-vjeçari Geraldo Mahmuti.
Për arsye momentalisht të paqarta, ai dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të berberhanes në pronësi të 33-vjeçarit me iniciale B. K. Nga të shtënat, policia thotë se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













