Zjarri vazhdon të përparojë në Gramsh, rreth 30 familje kaluan natën në konvikt

Duket se era dhe temperaturat e larta nuk po ndalin shpërndarjen e flakëve në fshatrat e Gramshit. Një faqe e njohur e Gramshit bën apel “Nisur nga situata tejet alarmante e shkaktuar nga zjarret, u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të fshatit Nartë dhe Jo vetëm, të ndihmojnë në prerjen e barit nëpër ullishte.

Secili që disponon pajisje për prerje bari, është i lutur të pastrojë territorin e vet dhe të ndihmojë sa më shumë të tjerët për heqjen e barërave nëpër ullishte.

Zjarri është duke përparuar shumë shpejt dhe furishëm. Ju lutemi mos neglizhoni asgjë!

Koha nuk pret! Bëni kujdes! Ndihmoni njëri-tjetrin dhe zjarrëfikësit.

Faleminderit!

 

Ndërkohë natën në konvikt e kanë kaluar 30 familje të evakuuara që nuk dinë ende situatën në fshatrat e tyre për pasojat e mëdha që kanë pasur.