Një furgon është përfshirë nga flakët në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Morinë, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale.
Mjeti, i cili ishte i ngarkuar me vegla muzikore, ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i tij ka arritur të dalë i sigurt pa pësuar lëndime, sapo ka vënë re zjarrin.
Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, i cili shkrumboi plotësisht furgonin.
Zjarrfikësit dhe policia janë angazhuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.