Zjarri ‘përpin’ disa banesa në Finiq

Zjarri që nisi një javë më parë në Dhivër të Delvinës ka mbërritur mbrëmjen e djeshme edhe në Leshnicën e Poshtme në Bashkinë e Finiqit.

Si pasojë e flakëve janë djegur disa banesa, ndërsa zjarri vazhdon drejt Leshnicës së Sipërme.

Situata në bashkinë e Finiqit u përkeqësua dy ditë më parë si pasojë e erërave, ku në mbështetje të forcave në terren shkoi helikopteri i Forcës Ajrore. Në mbështetje të forcave, në Finiq vepron edhe avioni kroat Canadair.