Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, vrashta, ullinj dhe dru-frutorë në fshatin Valas të Elbasanit.
Vtra është aktive që në orët e para të mëngjesit.
Drejt vendngjarjes kanë shkuar mjete dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës.
TThatësira dhe era ndihmojnë në përhapjen e flakëve, ndërsa zjarrfikësit e kanë vështirë të depërtojnë deri në zonën aktive të zjarrit për shkak të terrenit të thyer.
Po punohet me pompa krahu dhe mjete rrethanore për fikjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Policia po heton edhe zjarrvënien e qëllimshme.













