Zjarri përfshin një banesë në Rrile të Lezhës, dyshohet për shkëndijë elektrike

Lezhë, 13 maj 2025 – Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të ditës dhe dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj. Fatmirësisht, anëtarët e familjes kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpia dhe nuk ka pasur persona të lënduar.

Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri ka shkrumbuar tërësisht të gjithë orenditë dhe pajisjet brenda banesës. Megjithëse forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, nuk kanë mundur të shmangin dëmtimin e plotë të ndërtesës.

Grupi hetimor i policisë së shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit. Hetimet vijojnë.