Një vatër zjarri është bërë aktive gjatë ditës së sotme në zonën e njohur si “Shtëpia e Pritjes “ në Elbasan. Zjarri ka përfshirë zonën e ullishtes, ndërsa në vendngjarje janë nisur forcat e zjarrfikëses. Kanë qënë banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar shërbimet, ti cilat ndodheshin në një zonë tjetër për shkak të zjarrit të fuqishëm që përfshiu gjatë paraditës pikën e skrapit në Metalurgji. Kjo është e disata herë që ullishta shumëvjeçare e Elbasanit shkrumbohet, ndërsa përgjegjësit nuk janë ndëshkuar. Në vijim pritet të mësohen të tjera informacione rreth përmasave të zjarrit dhe hetimit të grupit hetimor./elbasanion
