VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një hotel është përfshirë nga flakët dhe si pasojë e kësaj janë plagosur 7 persona. Një nga pushuesit nga Kosova i cili ka mbetur i plagosur ka rrëfyer disa momente nga ngjarja.
Nga barela ku ndodhet në spital, ai tha se ka qenë ora 4 e mëngjesit kur kanë vënë re tymin. Pas kësaj ai ka deklaruar se për t’i shpëtuar flakëve është hedhur nga ballkoni.
“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu.




