VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një hotel është përfshirë nga flakët, në zonën e Lungomares. Flakët kanë nisur në katin e parë të godinës dhe më pas janë shpërndarë në katin e dytë dhe fasadën e tij.
Si pasojë e kësaj janë plagosur 7 persona, të cilët janë transportuar për në spital. Bëhet me dije se tre prej tyre paraqiten në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjeksore. Ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.
Në mënyrë që t’ju shpëtonin fflakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë janë hedhur nga dritarja. Sipas informacioneve paraprake, gjashtë prej të dëmtuarve janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të mësuar më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit




