SHKODË- Një zjarri masiv përfshiu tregun e rrobave të përdorura gjatë pasdites së sotme në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës. Gjithashtu flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë. Bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar 25 njësi tregtare dhe kanë djegur totalisht një banesë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.













