Zjarr në fshatin Vidhas, humb jetën një i moshuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në fshatin Vidhas, në Elbasan, ku një banesë u përfshi nga flakët.

Fatkeqësisht, një i moshuar rreth 90-vjeç, që jetonte aty, humbi jetën në vendngjarje.

Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të fikur zjarrit, por përpjekjet për shpëtimin e tij nuk dhanë rezultat.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.