Çërravë, Buçimas – 9 Tetor, 2025
Një stallë bagëtish në pronësi të Agjërim Kapës u përfshi nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec. Si pasojë e zjarrit, raportohet se janë djegur 170 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pronari konstatoi stallën e shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kishte shkuar për të kryer punët e përditshme. Stalla ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, çka lehtësoi përhapjen e zjarrit pa rrezikuar njerëzit.
Emergjencat Civile të Bashkisë së Pogradecit pritet të vlerësojnë dëmin total. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e plota materiale.
