TIRANA- Lidhur me zjarrin që u raportua mëngjesin e sotëm për në godinën e urgjencës së re të QSUT- së dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë. Mësohet se zjarri ka rë katin e parë të godinës. Po ashtu mësohet se zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Më parë të sëmurët janë transportuar me ambulanca pranë spitalit të Sanatoriumit në Sauk.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.













