Një vatërr zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në Elbasan.
Zjarri shpërtheu në mesditë në afërsi të ‘Shtëpisë së Pritjes’ në lagjen Dyli Haxhire Myzyri, duke rrezikuar banesat përreth.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve.
Gjithashtu në vendngjarje mbërriti edhe policia e cila po punon për të zbuluar nëse ishte një zjarrvënie e qëllimshme.
Gjatë ditës së sotme, një tjetër sipëfaqe me ullishte u përfshi nga flakët në zonën përreth pompave të ujit të qytetit.













