Zjarr në një stan, digjen 10 kokë bagëti

Një stan në Vlorë është përfshirë në mesnatë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme dhe në bagëti në fshatin Babicë të Vlorës.

Sipas informacioneve janë djegur 10 kokë bagëti të imëta dhe 10 dengje me bar.

Ndërkohë policia po heton nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo aksidental.