Zjarr në Gjirokastër, burri i ve flakën shtëpisë

Një banëse është djegur gjatë natës në fshatin Mashkullorë, të Gjirokastrës.

Mësohet se në rrethana ende të paqarta shtetasi Koçi Shajko, i ka vënë flakën banesës së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihet arsyet që e kanë çuar Shajkon drejt këtij akti.

Pritet një njoftim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.