Zjarr në banesë, humb jetën i moshuari. Emri

Flakët e zjarrit përfshijnë një banesë në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Si pasojë ka humbur jetën i moshuri Gjek Prroni, 80 vjeç, i cili mbeti i bllokuar brenda shtëpisë që po digjej.

Burime bëjnë me dije se 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë shkuan në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.