Zjarr i madh në Shkodër

Zjarr i madh në Shkodër.

Një treg i rrobave të përdorura është përfshirë nga një zjarr masiv.

Flakët në lagjen Qafë-Hardhi janë përhapur me shpejtësi, ndërsa shtëllungat e tymit kanë pushtuar zonën.

Ende nuk raportohet për persona të plagosur. Forca të shumte policie dhe zjarrfikësje ndodhen në vendngjarje.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.