Një 15-vjeçare nga Vlora rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme.
Gazetari Enrik Mehmeti ka publikuar në facebook-un e tij lajmin, duke bërë të ditur shqetësimin e prindërve për shëndetin e së bijës të mitur.
Gazetari ka apeluar se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj të komunikojë sa më shpejt me organet kompetente dhe të ndihmojë në gjetjen e vajzës, ndërkohë në këtë këtë artikull do të gjeni foton e saj.
Postimi i plotë
Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme. Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës. Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Kush ka infoormacion të njoftojë policinë. Kush ka mundësi ta shpërndajë .
