•Dje më datë 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet e 12-ta që nga vendosja e pluralizmit. Partia proevropiane Lëvizja “Evropa Tani” e Milojko Spajiç ka shpallur fitoren me 26 përqind të votave ose 24 mandate. •Pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi. •Koalicioni pro-serb dhe pro-rus “Për të Ardhmen e Malit të Zi” (ish Fronti Demokratik) ka fituar 15 përqind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit 12.3 përqind ose 11 mandate. •Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 përqind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat. •Nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme datë 11 qershor, dalin 81 deputetë dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.
