Cërrik – Shtetasi O. H., 40 vjeç, ka kallëzuar në Policinë e Cërrikut zhdukjen e nënës së tij, shtetases M. H., 66 vjeçe. Sipas kallëzimit, ajo është larguar nga banesa më datë 19 qershor dhe nuk është kthyer më.
Familjarët dyshojnë se ajo vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Policia po punon për gjetjen e saj dhe fton qytetarët të ndihmojnë me çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në lokalizimin e saj.
