Zbulohen rrogat e politikanëve Shqiptarë, shifra marramendëse!

Sipas Dosja.al ka e cila ka  mbledhur të dhënat e deklaruara për politikanët në vend, pas  skandalit me rrjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat, të cilat janë të një viti më parë, tregojnë rrogat e larta të cilët marrin udhëheqësit e shtetit.

Në listë rezulton Gramoz Ruçi si kryeparlamentar dhe Ardi Veliu, si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk rezulton se ka marrë para si rrogë mujore. Megjithatë më i paguari në vend (gjithmonë në bazë të detyrave të zyrtarëve të lartë të vendit) rezulton kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili merr 250000 lekë të reja.

LISTA E EMRAVE DHE PAGA RESPEKTIVE

Edi Rama 228730.00

Ilir Meta 257000.00

Sali Berisha – nuk rezulton

Lulzim Basha -kryetar i një partie politike 150000.00

Monika Kryemadhi – nuk rezulton

Erion Veliaj- 174760.00

Ardi Veliu- 172500.00

Gramoz Ruçi 228730.00