Zbardhet misteri i kufomave që u mendua se u përkisnin UFO-ve

Origjina misterioze e “kufomave të alienëve” të gjetura vitin e kaluar u zbulua më në fund nga shkencëtarët.

Dy kufoma e “dyshuara alienësh” pushtuan mediat botërore në vitin 2023, pasi ekspertët pretenduan se ato ishin provat e para të jetës jashtëtokësore.

Por analizimi i dy trupave të pazakontë ka zbuluar më në fund misterin nëse kemi të bëjmë me qenie jashtokësore.

Kufomat u gjetën në Peru dhe kishin përmasat e dy kukullave, ku u vu re se në gjymtyrët e sipërm kishin vetëm tre gishta.

Megjithatë, ekspertët mjeko-ligjorë që punojnë për zyrën e prokurorit të Perusë kanë hedhur poshtë pretendimet jashtëtokësore.

Arkeologu mjeko-ligjor Flavio Estrada, i cili drejton analizën, tha se pretendimet se dy objektet vinin nga “bota e jashtme” janë “krejtësisht të rreme”. “Përfundimi është i thjeshtë tha ai: Ato janë kukulla të montuara me eshtra kafshësh nga ky planet, me ngjitës sintetikë modernë, prandaj nuk janë montuar në kohët parahispanike”.

“Ata nuk janë jashtëtokësorë; ata nuk janë të huaj”- u tha ai gazetarëve.

Gjatë një konference për shtyp, Estrada shpjegoi se çifti i çuditshëm i kukullave u krijua nga kockat e zogjve, qenve dhe kafshëve të tjera.

Dora me tre gishta, e cila iu nënshtrua ekzaminimeve me rreze X, ishte ndërtuar “shumë keq” me kocka njerëzore.