Çfarë e shkakton sinozitin dhe si ta kurojmë në pak kohë me metoda natyrale
“Sinoziti është një inflamacion i hapësirave që ndodhen në pjesën e zgavrës së kockave të fytyrës. Shkaktar i këtij inflamacioni janë bakteret dhe viruset që lundrojnë pezull në ajër, ato kur depërtojnë nëpër kanalet e holla të këtyre sinuseve shkojnë dhe depozitohen nëpër qëndrat e sinuseve duke u krijuar në masën e qeskave me sekrecione të cilat e kanë të vështirë të dalin duke qene se kanalet komunikuese me rrugët e frymëmarrjes janë shumë të holla. Për këtë problematikë mund të bëhet një trajtim me antibiotikë, por kjo nuk është zgjidhje për mendim tim” shprehet Merja, pasi vërtetë ky inflamacion apo këto qeska sekrecionesh mund të shkatërrohen e të ngordhin, por një pjesë apo bakter sado i vogël thahet dhe mbetet aty. Sëmundja përsëri ‘fle’ aty dhe nga një sëmundje e momentit mund të kthehet në një sëmundje kronike.
Simptomat kryesore të sinuseve, ato të zakonshmet të forta janë: dhimbje fytyre, koke, presion në kokë, vështirësi në frymëmarrje, bllokim hundësh, rrjedhje hundësh lirshëm ose me vështirësi, humbje e nuhatjes, temperaturë në fytyrë ose kokë. Ndërsa simptomat më të lehta janë: këputje trupore, plogështi, dhimbje ballë-kokë-qafë, dhimbje dhëmbësh apo aromë e keqe e gojës.
Merja thekson se vendi ku shfaqet dhimbja e sinozitit është në mollëzat e faqeve, në ballë mbi vetullat, në rrënjën e hundës, në thellësi të kokës në mes. Sipas kohëzgjatjes së simptomave sinoziti akut zgjat 2-4 javë, sinoziti subakut zgjat 4 deri në 12 javë, ndërsa sinoziti kronik më shumë se 12 javë.
Specialisti i mjekësisë bimore Merja jep disa kura tepër efikase për trajtimin e sinozitit nga fazat më të lehta tek ato më të rënda, kungulli apo pjepri i egër që njihet në zona të ndryshme është ‘kirurgu natyral’ i sinuseve.
