Vuri tritol në banesën e Dukës, detaje të reja për autorin e dyshuar

34-vjeçari Arlen Hasanaj rezulton pronar i një kompanie tregtare me aktivitet market, bar, kafe. Gjithashtu edhe veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore. Tregti, import duke përfshirë magazinimin dhe tregtimin me shumicë dhe me pakicë të mallrave të ndryshme.

 

Veprimtari në fushën e industrisë blegtorale e ushqimore, ndërtimit dhe tregtimit, etj. Veprimtari tregtare të transportit të mallrave/produkteve të ndryshme ushqimore brenda vendit edhe për persona të tretë, me qira si dhe për llogari të tij. Transport mallrash/produkte ndërkombëtare, për persona të tretë me qira si dhe për llogari te tij.

 

Kompania në emrin e tij është regjistruar më 23.07.2020, me adresë lagjen nr 12 në Durrës.