Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, i cili dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Burime pohuan se për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor i krimit.
Ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.
Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i fabrikës së tullave “EDIL Centro” në kryeqytet.
