Një 30-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Cuneo të Italisë. Klaudio Myrtaj punonte prej dy vitesh në Itali. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri në kokë.
30-vjeçari u dërgua në spital por nuk mund t’iu mbijetojë plagëve të marra. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e vrasjes.
Myrtaj ishte punëtor në kantieret e rrugëve, pasi kishte mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë.
Mësohet se Policia ka nisur hetimet dhe po merr dëshmitë e disa personave, mes të cilëve edhe e dashura e shqiptarit.
Sipas mediave italiane gjatë momentit që dyshohet se është vrarë i riu shqiptar nuk janë dëgjuar të shtëna, gjë që ka sjellë dyshime se autori i vrasjes ka përdorur armë me silenciator.
