Vushtrri, 23 Mars 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qendrën e komunës së Vushtrrisë, ku një i ri 18-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, viktima i përket familjes Zymberi, ndërsa i dyshuari për ngjarjen është identifikuar si anëtar i familjes Dibrani nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat dhe motivet e këtij akti tragjik. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur ngjarjen dhe për të arrestuar autorin e mundshëm.
