Vrau të birin dhe nusen shtatzënë, gjendet i vetvarur në qeli i dënuari me 25 vite burg për vrasje, Engjëll Kol Ucaj.
Ai ishte i dënuar me burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
I moshuari ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin më 20 qershor 2023.
Ucaj pasi u gjet nga punonjësit e policisë i vetëvarur, u dërgua në urgjencën e spitalit të Peqinit por nuk arriti të mbijetojë.
Mbrëmjen e 30 janarit 2013, ëngjëll Ucaj ekzekutoi me armë zjarri të birin Sokol Ucaj dhe gruan e tij italiane Giulia Baltassari. në atë kohë ai deklaroi në polici se i biri i dhunonte dhe i kërkonte shpesh para.
Natën e krimit ata ishin grindur dhe ishin thirrur në polici. Por pas kthimit në shtëpi, i biri ka nisur të dhunojë sërish të atin, për faktin se ishte “ankuar” në polici.
Ndërkohë dhe nëna e viktimës, Rajmonda Ucaj ka deklaruar në polici se shkak i grindjeve të vazhdueshme mes të birit dhe të atit ishin paratë. Ajo ka deklaruar se i biri dhunonte të atin nëse nuk i jepte para, duke hedhur dhe dyshime se ai mund të përdorte drogë.
