Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë/ “Më ngacmonte gruan!”/ Dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa

TIRANË- Është dënuar me 25 vite burg Isuf Hasa, i cili vrau me çekiç fqinjin e tij, 81-vjeçarin Xhemal Meta. Sipas Gjykatës së Tiranës, vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij datë 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar të vitit 2025, ku Xhemal Meta u gjet i pajetë në banesën e tij nga një tjetër fqinj i tiji. Në gjykatë Isuf Hasa ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar se shkak ka qenë, pasi sipas tij, se viktima i ngacmonte gruan.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës

Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.H.,

Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën e diskutimeve përfundimtare palët si vijon: Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale; U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.12.2025.

Si ndodhi ngjarja ?

Vrasja e 81 vjeçarit Xhemal Meta, nga goditja me çekiç në kokë, janarin e këtij viti në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës ka pasur si motiv vjedhjen e parave të viktimës për të paguar një mikrokredi.

Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur pas ngjares në “vjedhje me pasojë vdekjen”. Për këtë akuzë, Gjykata e Tiranës ka pranuar së fundmi kalimin në gjyq të çështjes ndaj Hasës, që ka pranuar të jetë autor i krimit.

Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga A2CNN, ditën e ngjarjes i pandehuri Isuf Hasa ishte nisur për tek vajzat e tij, që jetonin në Tiranë e Vorë, në orën 6 të mëngjesit, por se ka ndaluar për një kafe tek banesa e 81 vjeçarit, me të cilin kishin marrëdhënie fqinjësie prej vitit 2003.

Para hetuesve Isuf Hasa ka treguar se jashtë banesës së fqinjit ka gjetur një çekiç që e ka futur nën xhup. Më pas, ata kanë konsumuar bashkë një kafe për 15 minuta, e teksa kanë dalë jashtë, Meta para dhe Hasa pas, ai e ka qëlluar në kokë duke e shembur në tokë. Pasi ka pritur 2-3 minuta,64 vjeçari ka marrë edhe portofolin e viktimës dhe ka shkuar tek kafja e fshatit, ku ka pirë një kafe dhe një dopjo raki, para se të merrte furgonin për në kryeqytet.

“Dua të shtoj se arsyeja që e ndërmora këtë veprim ishte pasi shpesh herë shtetasi Xhemal Meta më thoshte se unë nuk isha burrë pasi rrija 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe se nuk dija se çfarë bënte gruaja ime”, ka dëshmuar Hasa gjatë hetimit.

Në vijim ai ka rrëfyer se 81 vjeçari Mata i kishte thënë disa herë këtë gjë, edhe në prani të bashkëshortes, dhe kjo gjë atij i ishte mbledhur përbrenda. Sipas hetimit, armën e krimit Hasa e ka marrë me vete dhe e ka fshehur pranë banesës së një prej vajzave, ku edhe u gjet nga policia. Në takimet me vajzat ai i ka lënë atyre shuma parash, 68 mijë lekë tek njëra dhe gati 120 mijë lekë te tjetra, të sekuestruara.

81-vjeçari, Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së ditë më datë 13 janar. Pas hetimeve dhe ekzpertizës mjeko-ligjore rezultoi se i moshuari kishte plagë në kokë me sende të forta. Plagët ishin fatale pasi i morën jetën në vend.