Vr*au burrin me sëpatë, shoqërohet në komisariat 49-vjeçarja në Sarandë

Sarandë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë. Mësohet se viktima është Llazar Tahiraj 55-vjeçar ndërsa autorja e dyshuar Elvira Tahiraj 49-vjeçe.

Krim ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Metoq në orët e para të mëngjesit, ndërsa 55-vjeçari me iniciale Ll. T., ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Autorja e dyshuar e krimit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

‘Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje’, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.