Policia ka arrestuar Kristo Memën (alias Kostandin Hoxha) që vrau me thikë një 42-vjeçar, baba i dy fëmijëve, në Berat.
63-vjeçari, u arrestua tek Shpella e Eremitëve në Berat.
Në momentin e arrestimit, 63-vjeçari kishte me vete në xhep edhe biçakun me të cilin i mori jetën babait të dy fëmijëve.
Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton të jetë dënuar me 25 vite burg për një vrasje në Greqi, të ndodhur po 25 vite më parë. Pas kryerjes së dënimit, Kristo Mema ishte rikthyer në vendlindje, ku kishte nisur punë në zonën turistike të Kalasë së Beratit dhe u ofronte turistëve xhiro me kalin e tij.
Babai i dy fëmijëve u vra para familjarëve dhe turistëve
Ndërkohë viktima, ishte një 42-vjeçar nga Tirana. Keli Hoxha, ishte baba i dy fëmijëve. Që sëbashku me ta, gruan dhe nënën kishin shkuar të kalonin një ditë ndryshe në Berat.
Viktima kishte dashur t’i bënte foto vajzave të tij me kalë, por autori nuk kishte pranuar dhe mes tyre kishte ndodhur fillimisht një përplasje fizike që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e 63-vjeçarit.
Hoxha ka marrë një plagë të vetme në zemër, që ka mjaftuar t’i marrë atij jetën.













