TIRANË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kalamata të Greqisë. Protothema shkruan se dy burra u gjetën të vdekur jashtë një klubi në zonën e Kalamatas.
Njëri nga dy viktimat është grek dhe sipas raportimeve është pronari i biznesit. Viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe me sa duket punonte për të parin. Banorët e zonës njoftuan policinë që mbërriti në vendngjarje se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër.
I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur askënd specifikisht për autoritetet.
