Vrasja në Shkodër/ Xhaxhai i viktimës: Nuk kishte probleme apo ndonjë konflikt me askënd, punonte në Mal të Zi

i tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.

SHKODËR- Vrasja e Ramazan Mataj, i cili u ukzekutua mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës, ka tronditur familjarët e tij të cilët shprehen se 33-vjeçari nuk ka patur konflikte. Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, tha për mediat se nipi i tij nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. Ai tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.

Ndër të tjera, xhaxhai i viktimës shprehet se ngjarjen e kanë marrë vesh vetëm mëngjeisn e sotëm, teksa tha se policia nuk i kishte lejuar të shihnin trupin e të riut.

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në orën 06:30. Nuk ka pasur asnjë problem. Përpara ka jetuar në Belgjikë. Tani ka punuar në Mal të Zi në ndërtim. Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, asnjë gjë, dhe s’ka folur me asnjë njeri. Nuk kemi fare probleme, po të kishim do ta ruanim shpinën dhe barkun, por nuk kemi patur.

Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë pasur gjendjen ekonomike. Nuk është i martuar. Shtëpia nga vendngjarja është rreth një kilometër larg. Policia nuk na la të shihnim kufomën”, tha xhaxhai i viktimës, Naim Mataj.