ITALIA- Nikollaq Hudhra u ka shpeguar gjithçka karabinierëve italiane që e kishin marrë në paraburgim lidhur me vrasjen e gruas së tij ditën e shtunë. Mediat italiane shkruajnë se ai rindërtoi momentet që i paraprinë vrasjes së gruas së tij, Gentiana Hudhra, përpara prokurorit Enrico Riccioni dhe avokates së tij, Lucia Testarmata.
Ditën e sotme duket të është zhvilluar dhe seanca gjyqësohet ku 55-vjeçari rrëfeu sërish vrasjen e ish-gruas së tij para gjykatës së Maceratës, Daniela Bellesi. Sipas mediave italiane, gjykatësja gjeti jo vetëm prova serioze të fajit, por edhe rrezikun konkret të përsëritjes së krimit.
Gjatë seancës dëgjimore, Hudhra tregoi një qëndrim të ftohtë dhe të pamëshirshëm, duke e quajtur ish-gruan e tij me epitete fyese si “përbindësh” dhe “gjarpër”, duke deklaruar se e vrau atë ‘për të liruar fëmijët e tij’, sipas asaj që avokatja e tij, Lucia Testarmata. Me urdhër të gjyqtares do të kryhet një vlerësim mjekësor-psikiatrik për të përcaktuar gjendjen fizike dhe mendore të të pandehurit dhe përputhshmërinë e tij me regjimin e burgut.
Ndërkohë, autopsia mbi trupin e viktimës është planifikuar për të enjten në mëngjes në orën 9:00, në morgun e spitalit në Macerata. Prokuroria mund të vendosë gjithashtu të marrë në pyetje dy fëmijët e çiftit në ditët në vijim, për të mbledhur informacione të mëtejshme mbi mjedisin familjar dhe shenjat e mundshme të dhunës në të kaluarën.
