TIRANA- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për humbjen e jetës së 42-vjeçarit Egli Proga, i cili dyshohet se u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ”janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.
Sipas aktit të ekspertimit,s hkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor.
“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet në akt-ekspertim.
Ndërkohë, akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.













