Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i krimit (EMRI)

GREQI- Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapajt në Rafinë është arrestuar nga policia greke. Sipas informacioneve, autori është një 49-vjeçar nga Shqipëria, Mikel Selimaj i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Ngjarja nisi të zbulohej të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe tregoi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person, të cilin ajo e identifikoi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimet zbuluan se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidëku hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë të arrestuar për raste droge.