Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit 2 Maj 2024

Në territorin shqiptar do të kemi mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që, pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendin, kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 6°C, deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.