Vr*au djalin me thikë pas sherrit në banesë, gjykata cakton arrest me burg për 74-vjeçarin

Gjykata e Tiranës caktoi sot (5 shkurt) masën e sigurisë “arrest në burg” për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij, Asim Gjoni.

Ngjarja ndodhi më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni.

37-vjeçari Asim Gjoni u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Një ditë pas ngjarjes, (2 shkurt) policia e Tiranës arrestoi autorin dhe e referoi ngjarjen në prokurori për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte, i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të krimit.