VLORË – Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës, deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e 3 mina me telekomandë.
Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit
