Librazhd, 1 Shtator 2025
Në Prrenjas, është raportuar vjedhja e një shume parash në dyqanin e shtetases D. L., 39 vjeçe.
Policia e Librazhdit ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit.













