Viti i ri 2022 nisi pa incidente dhe me diell në Elbasan. 25 përfunduan në spital, e tepruan me alkoolin

Nata e parë e vitit 2022 në Elbasan ka kaluar pa incidente. Burime pranë spitalit rajonal të Elbasanit bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes në urgjencën e spitalit janë paraqitur rreth 25 persona që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara kryesisht nga përdorimi i tepërt i alkoolit.

Drejtoria Vendore e Policisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë incident gjatë mbrëmjes festive.

Ndërkohë që dielli i 1 janarit ka nxitur qytetarët të dalin për shëtitje nëpër qytet apo dhe të shkënbejnë vizitat tradicionale nëpër shtëpitë e të afërmve dhe miqve të tyre.