Viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, gjendet brenda kasolles nëna e 8 fëmijëve

Autoritetet në qytetin Xuzhou të Kinës thonë se një grua e sëmurë mendore  është gjetur e lidhur me zinxhirë në një kasolle të një fshati.

BBC shkruan se gruaja e cila është nënë e 8 fëmijëve ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

Një video e nënës së tetë fëmijëve ngjalli zemërim masiv në internet.

Gruaja ishte gjetur e mbyllur në një kasolle pa derë jashtë shtëpisë së saj , e veshur me rroba të holla ndërkohë që temperaturat ishin tepër të ulëta.

Ajo u dërgua në spital ndërsa zyrtarët thanë se ajo ishte diagnostikuar me skizofreni dhe në përditësimin e tyre të fundit, thanë se ajo ishte mirë.