Vidhet restoranti në Librazhd.
Më datë 29.02.2024, në fshatin Dragostunjë, Librazhd, gjatë natës, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në ambientet e restorantit në pronësi të shtetasit N. G.. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













