Vidhet me dhunë banesa e të moshuarit në Elbasan.
Ditën e djeshme, shtetasi T. S., 70 vjeç, ka kallëzuar se në orët e para të mëngjesit të datës 30.09.2024, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë në banesë, një shumë parash. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, si dhe ka shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.