Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. B., banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen D. P. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja D. P..
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Q., 44 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në fshatin Bathës, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe ullinj;
-L. Xh., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, iu gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një palë pinca, që dyshohet se i përdorte për të vjedhur.