(VIDEO) Rrugët mbushen me qen të helmuar, policia në kërkim të autorit

Qyteti i Korçës është zgjuar ditën e sotme nga vaji i kafshëve të rrugës të cilat dergjeshin mbi asfalt derisa u dilte shpirti.

Shkak është bërë një helmim masiv i hedhur me doza të mëdha në kënde të ndryshme të qytetit. Pre e këtij helmi kanë rënë edhe kafshët shtëpaike të cilat kanë qenë duke shëtitur në momentin kur janë helmuar.

Qytetarët kanë akuzuar sërish Bashkinë e Korçës dhe kryebashkiakun Sotiraq Filo duke nënvizuar se ky është një rast i përsëritur, raporton “tema”.

Pamjet e ardhura nga Korça nuk kanë shumë nevojë për koment, por për ndëshkim ligjor pasi bëhet fjalë për një rast të përsëritur.