Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur mes disa turisteve ditën e sotme në plazhin e Ksamilit.
Joq ka publikuar videon dhe shkruan se turistet, dy gra, kanë debatuar me tone të larta, britma e të shara, në mes të plazhit i cili ishte plot me pushues e fëmijë.
Për të qetësuar situatën dhe rikthyer normalitetin në plazhin publik të “3 ishujve” në Ksamil, është dashur ndërhyrja e policisë.
Video e marrë nga joq:
Turistet janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i sherrit që ka shqetësuar të gjithë pushuesit.
