VIDEO/Nis dëbora në aksin Prrenjas-Qaf Thanë, policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes

Reshjet e dëborës kanë nisur në Qaf-Thanë ndërkohë që nuk paraqiten probleme me qarkullimin rrugor edhe pse nga ana e policisë rrugore kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Temperaturat në juglindje pritet të sot të shkojnë deri në – 4 grade celsius.

Njoftimi i policisë

📌Qarku Elbasan

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq.
Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, ❄️ deri në keto momente ky aks është i kalueshëm.

🚜Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës 🚧

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore👮👮🏻♂️

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

L